Italia, e cila ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë “shpreson” që administrate e ardhshme amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump do të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë dhe ta bëjë të mundshme për Moskën që t’i bashkohet grupit të tetë fuqive botërore.
“Ne jemi në momentin më të keq të marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Rusisë prejse ka përfunduar Lufta e Ftohtë”, iu ka thënë ai gazetarëve në Neë York gjatë kësaj jave.
Por, Alfano, ka shtuar se ai nuk e di nëse afrimin me Rusinë do të jetë i mundshëm para majit, atëherë kur Italia do e organizojë samitin e radhës të G7-ës, në Taormina të Sicilisë.
Nëse SHBA-ja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Rusisë, Alfano thotë se do të ishte “e parakohshme” për Rusinë që t’i bashkohet G8-ës pa ndonjë dëshmi se është duke e respektuar marrëveshjen për paqe të arritur në Minsk të Bellorusisë me Ukrainën