Ambasadori Delawie pas fitores së Majlindës: Një moment historik për Kosovën dhe për këtë sportiste të jashtëzakonshme

07.08.2016 22:58:24

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie pas fitores së medaljes së parë olimpike, njëherësh edhe medaljes olimpike, nga ana e Majlinda Kelmendit.

“Një moment historik për Kosovën dhe për këtë sportiste të jashtëzakonshme. Duke festuar së bashku me të gjithë këtu sonte”, ka thënë Delawie.