Amerika falënderon Kosovën për bashkëpunim në luftën ndaj ISIS-it

28.12.2017 20:06:54

Ministri i Financave, Bedri Hamza, sot nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me SHBA-të, përmes së cilit Kosova mbështet financiarisht Koalicionin Global kundër ISIS-it, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast Kosova ka ndarë 100 mijë euro në mbështetje financiare të këtij koalicioni.

“Falënderojmë Kosovën për dhënien e 100 mijë dollarëve për Koalicionin Global që të financojë vëzhgimin, markimin dhe heqjen e rreziqeve eksplozive nga pjesët e banuara dhe infrastruktura kritike në zonat e Sirisë, së fundmi të liruar nga ISIS-i”, shkruan në postimin në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit në Twitter.