Anton Quni merr detyrën e ministrit të Mbrojtjes, fton Rrustem Berishën...

Anton Quni merr detyrën e ministrit të Mbrojtjes, fton Rrustem Berishën të jetë këshilltar i tij politik

05.02.2020 13:30:32

Ministri i zgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e re për të drejtuar këtë institucion.

Punët ia dorëzoi ministri i deritanishëm Rrustem Berisha të cilin Quni e ftoi ta ketë këshilltar politik.

Berisha, i cili ka drejtuar institucionin e Mbrojtjes, deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij Quni, në mënyrë që të çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë.