Aksidentohet vetura e FSK’së: Dalin pamje nga vendi i ngjarjes

05.02.2020 10:43:42

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident trafiku kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 9 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani një personit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.