Arrestohen qindra protestues në Hong Kong, demonstruan kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Arrestohen qindra protestues në Hong Kong, demonstruan kundër shtyrjes së zgjedhjeve

06.09.2020 23:22:18

Rreth 300 persona u arrestuan sot në Hong Kong në një demonstratë kundër vendimit të qeverisë për të shtyrë zgjedhjet parlamentare gjersa policia deklaroi se 289 persona u arrestuan, shumica prej tyre për tubime të paligjshme.

Një grua u arrestua me akuzat e sulmit dhe përhapjen e parullave separatiste. Parullat veçuese janë të ndaluara me ligjin e ri të sigurisë kombëtare të Kinës, raporton CNN.

Protestat masive anti-qeveritare në Hong Kong shpërthyen në qershor të vitit të kaluar shkaku i një projekt-ligji të tërhequr që parashikonte ekstradimin e të dyshuarve në Pekin

Demonstratat u përshkallëzuan në një lëvizje masive proteste kundër autoriteteve të Hong Kongut dhe Pekinit.

Protestat janë të ndaluara këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe miratimit të një ligji të rreptë të sigurisë kombëtare, por grupet më të vogla vazhdojnë të demonstrojnë herë pas here.

Zgjedhjet ishin planifikuar për sot, por kryeministri i Hong Kongut, Kerry Lam i shtyu ato për një vit, përkatësisht për në 31 korrik.

Si një arsye për vonesën, Lam deklaroi rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga COVID-19, por kritikët deklarojnë se qeveria e saj kishte frikë se opozita do të forcohej në parlament nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.