Arrestohet 57 vjeçarja për shfrytëzim prostitucioni

14.09.2016 11:31:19

Policia e Vlorës ka arrestuar një 57 vjeçare, ndaj të cilës gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shfrytëzim prostitucioni.

57-vjeçarja akuzohet se së bashku me bashkëshortin e saj, shfrytëzonin për prostitucion 44 vjeçaren me inicialet A.H. në ambientet e një lokali ku ishin pronarë.

 

Sipas policisë, çifti i bashkëshortëve siguronin klientët përkundrejt shumës prej 3 mijë lekëve të rinj.