Arrestohet bashkëshortja e të dyshuarit për sulmin në Stamboll

03.01.2017 12:03:57

Është arrestuar sot gruaja e të dyshuarit të sulmit terrorist në klubin e natës “Reina” në Stamboll.

Lajmi është bërë i ditur nga korrespondentja e ITV Neës në Stamboll, Sally Lockëood.

Ndërkohë, autoritetet turke thonë se janë duke bërë përparim në identifikimin e sulmuesit, i cili ende gjendet në arrati.

Deri më tani, tetë njerëz janë paraburgosur në lidhje me sulmin që vrau 39 persona në orët e para të së dielës.