Irani, Rusia dhe Turqia mblidhen për të diskutuar për Sirinë

07.09.2018 19:06:28

Udhëheqësit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit u takuan për të diskutuar në lidhje me fatin e provincës Idlib në Siri, zona e fundit e kontrolluar nga rebelët në atë vend.

Në takim e mbajtur, presidenti i Iranit deklaroi se lufta kundër terrorizmit në Idlib do të vazhdojë. Gjithashtu Rohani shtoi se civilët janë ata që po i vuajnë pasojat dhe se kjo nuk duhet të ndodhë.

Ka shqetësime se forcat siriane dhe ruse janë gati të ndërmarrin një ofensivë madhore, e cila ka të ngjarë të nxisë një katastrofë humanitare dhe të fillojë një konfrontim me rebelët e mbështetur nga Turqia. Nga e saj Turqia ka shtuar praninë ushtarake në Idlib dhe përgjatë kufirit sirian.

2.9 milionë njerëz jetojnë në provincën e Idlibit, qëndresa e fundit e forcave rebele të mbështetura nga Turqia dhe grupet rivale anti-Assad.