Astrit Dehari s’do duhej të ishte fare në burg, tha Gashi

05.11.2016 20:29:07

Avokati Tomë Gashi ka thënë se shkaku i vdekjes të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari është i dyshimtë.

“Nga kush duhet të vërtetohet, nga pushteti që e burgosi si terrorist, apo nga ekspertët të cilëve familja e tij ju beson? Astrit Dehari do të duhej të ishte i sigurt në burgun e Prizrenit, sepse burgu menaxhohet nga shteti”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, në të vërtetë Astrit Dehari nuk do të duhej të ishte fare në burg, nëse do të kishim drejtësi te pa politizuar.

“Por drejtësia e politizuar ka vërtetuar zënien e shtetit nga ana e pushtetit. Për 67 ditë Astrit Dehari u mbajt në paraburgim vetëm për shkak se e donte kombin e vete shqiptar, donte që flamuri i tij të jetë kuq e zi dhe ishte pjesëtar aktiv i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

“Për 67 ditë Astriti u mbajt në burg pa të drejt duke u trajtuar nga pushteti si “terrorist ” kundër shtetit te kapur nga pushteti. Sot pasi qe Astriti nuk është me ne mesin tonë, pushteti le të krenohet se e ka një terrorist me pak… Pyetja e fundit është se a duhet të lejojmë që shkakun pse Astriti me nuk është në mesin tonë a duhet ta vërtetojnë prestarët e pushtetit që e arrestuan pa faj, ata qe e mbajtën në paraburgim pa asnjë arsye…”, ka shkruar nder tjerash ai.