Autori i sulmit në Berlin, ka jetuar tek serbi, i cili ka bërë regrutime për ISIS

21.12.2016 16:02:49

Policia gjermane ka raportuar se autori i sulmit në Berlin një kohë ka banuar  tek Boban S. 36-vjeç, një serb nga Gjermania, i cili ka qenë i angazhuar për regrutimin e xhihadistëve për ISIS.

Prandaj dyshohet se Boban S është i përfshirë në sulmin terrorist në panairin e Berlinit. Mediet gjermane, duke cituar burimet e policisë, thonë se vrasësi nga Berlini, tuniziani Anis Amri, një kohë ka jetuar si banues me qira tek Boban S. i cili në atë kohë ka rekrutuar xhihadistë në Dortmund.

Image

Boban S. është arrestuar në nëntor, kur e ka pranuar se është pjesëtar i Shtetit Islamik. Mediet gjermane shkruajnë se i dyshuari për sulm në Berlin, ka lëvizur qarqeve të udhëheqësit salafist Abu Vale, i cili është arrestuar së bashku me Boban S.

Ky i fundit ka qenë i angazhuar që regrutët e rinj, t’i mësoj gjuhën arabe dhe normat radikale islamike.