Autoritetet raportojnë vdekje të tjera nga coronavirusi, thonë se është “dita më...

Autoritetet raportojnë vdekje të tjera nga coronavirusi, thonë se është “dita më e rëndë në Serbi”

31.03.2020 21:27:20

Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive në Beograd, Dr. Goran Stevanoviq, tha se kjo ishte dita më e rëndë në Serbi.

Sipas medieve serbe, ai ka bërë të ditur se shtatë vdekje të reja të coronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, me 115 të infektuar rishtas.

Stevanoviç tha që ditët në vazhdim mund të jenë më të vështira, kështu që ai mbaroi një konferencë shtypi dhe njoftoi se po shkonte në një klinikë për të ndihmuar kolegët e tij.

“Ky është rezultat i mosrespektimit të masave të marra, dhe nëse ne vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme, Serbia është duke pritur për skenarin e Italisë dhe Spanjës, dhe nuk ka asnjë sistem shëndetësor që mund ta përballojë atë”, tha Stefanoviq.

Ndryshe, deri më tani, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Serbi nga coronavirusi ka arritur në 23.