Avni Arifi: Në Emirate kush shkon për të bërë Bajram dënohet me 2500 euro

29.07.2020 14:17:39

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe Avni Arifi, njoftoi për masat drastike anti-COVID që janë marrë në këtë shtet.

Arifi përmes një postimi në Facebook tha se dënimet që aplikohen aty shkojnë deri në 2 mijë e 500 euro, për ata që shkojnë për të bërë Bajram.

Shkrimi i plotë:

Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet mē Muslimane në botë pra në EBA!!!Kushdo që organizon apo pret musafir për Bajram denohet 10.000AED apo €2.500. Kush shkon me “bo bajram”denohet 5000AED apo €1.250.

Nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos sdo të duhej të jetë në Kosovë. Është koha e Covidit-19 që deri më tash na vrau 200 njerëz të Kosovës. Mos ta lejojmë të na vret ma shumë