Avni Arifi: Veç le të kryhen punë të mira, meritat t’i marrë kushdo që ka kohë

08.01.2019 00:50:10

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Avni Arifi, ka ironizuar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me deklaratat e Hashim Thaçit, i cili tha se inicues për vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

“Veç le të kryhen punë të mira për Kosovën. Meritat le të i merrë kushdo që ka kohë për to” shkroi Arifi.

Në shkrimin e tij ka komentuar edhe këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi, i cili tha se Ramush Haradinaj është në shërbim të popullit.

“Le të forcohet shteti. Meritat i ka populli shqiptar !!! RH asht në shërbim të popullit!”, ka shkurar Matoshi.