Bajram Gecaj: Thaçi, Veseli, Haradinaj, treshja e rrezikshme për Kosovën

23.12.2017 13:37:35

Bajram Gecaj ka komentuar synimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën speciale.

Bashkimin e tyre, z. Gecaj e quan me karakter shkatërrues dhe të rrezikshëm.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

Edhe një herë dje u kuptua se treshja (Thaçi, Veseli, Haradinaj) kur bëhen bashkë fuqia e tyre merr karakter shkatërues. U dëshmua se bashkë ata janë trillues deri në mashtrime, interesxhi deri në të paskrrupullt, të papërgjegjshëm deri në shtetshkatrim. Të tillë ishin dhe të tillë e dëshmuan se kanë mbetur. Të rrezikshëm më shumë se kurrë.

Misioni i LDK-së mbetet i njëjtë, ta mbrojë Kosovën dhe qytetarin e saj nga këta njërëz dhe kjo mendësi.