Ballkani tregohet i pamëshirshëm ndaj FC Besës, Daku shënon dy gola

31.10.2020 16:20:07

Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, ka mundur 4:1 FC Besën në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë në elitën e futbollit të Kosovës

Mirlind Daku edhe në këtë sfidë tregojë formë të lartë, me dy gola të shënuar.

Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Meriton Korenica dhe Egzon Sinani.

Golin e vetëm për FC Besën e shënoi Donat Sheqerolli.

Me këtë fitore Ballkani numëron 25 pikë, me tetë fitore, një barazim dhe një humbje.