Basha: Jo zgjedhjeve me paratë e drogës (Video)

24.03.2017 22:04:53

Prej disa ditësh kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zbardhur vizitën e tij në SHBA. Sipas Bashës, “Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në një proces zgjedhor të manipuluar nga Qeveria me paratë e drogës”.

Basha, në një intervisatë për Zëri i Amerikës është shprehur se ndodhet në SHBA me ftesë të krerëve të Partisë Republikane.

I pyetur nëse PD-ja do marrë pjesë në zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës, Basha është shprehur se vendimi është marrë në datën 18 shkurt.

“Kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, për kauzën e lirë të zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme”,- është shprehur Basha.