BE-ja shpreson se në Ballkan do të themelohet tregu i përbashkët

07.06.2017 02:32:42

Bashkimi Evropian shpreson se udhëheqësit e gjashtë shteteve në samitin e Ballkanit Perëndimor në Itali më 12 korrik, do të krijojnë një treg të përbashkët rajonal.

Ky treg do të mund të vazhdonte punën brenda një viti, ka konfirmuar komisionieri evropian, Johannes Hahn.

Ai shpjegoi se tregu i përbashkët në Ballkanin Perëndimor do të mund të eliminonte barrierat tregtare, eliminimin e pengesa, duke u bazuar në marrëveshjen për tregti të lirë (CEFTA), transmeton lajmi.net

“Ne shpersojmë që të marrim miratimin e këtij vendimi në samitin e Trierstes”, tha Hahn duke folur për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Me politikë këtë mund ta bëjmë për një vit”, tha ai.

“Kjo është një përpjekje për të krijuar një atmosferë pozitive në Ballkan, për të krijuar mundësi të reja biznesi”, përfundoi Johannes Hahn.