“BE ka vdekur, por ajo ende nuk po e di”

22.01.2017 16:49:54

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ja thënë se BE ka vdekur, por ajo ende nuk po e di.

Sipas saj, BE ka dështuar si në aspektin ekonomik, të mirëqenies dhe të sigurisë.

“BE ka vdekur, por ende nuk po e di këtë. Ajo ka dështuar në çdo aspekt: ekonomik- që do të thotë se ka një rritje shumë të dobët ekonomike, mirëqenies- me rritje të varfërisë dhe papunësia e lartë dhe  të sigurisë. BE nuk është në gjendje të mbroj kufijtë e saj nga terrorizmi”, ka thënë Le Pen për “Bild”.

Përveç kësaj, Le Pen ka theksuar se në rast se fiton zgjedhjet do të kërkojë nga Brukseli një numër kufizimesh në lidhje me kufjet kombëtarë, ekonomik dhe ligjit.

Më parë, Marinë Le Pen ka kritikuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel, duke e quajtur politikës e saj katastrofave nga gjermanëve.