Besart Dreshaj: LDK-ja vazhdon, të rinjtë vazhdojnë, Kosova dhe LDK-ja nuk ndalen!

12.12.2017 00:17:08

Nuk ka privilegje dhe nder me të madh se sa të jetosh e të shohesh dinamizmin e fuqishëm dhe pjesmarrjen masovike të LDK-së.

Nuk ka privilegj me të madh se sa të jesh në debatet, diskutimet konstruktive të burrave dhe grave e rinisë istogase. Privilegji kthehet në krenari dhe detyrim në vendlindjen e Presidentit historik e vizionarit të shtet-formimit të Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë në facebook i Besart Dreshajt është:

Miq, nuk ka nder dhe privilegj më të madh, se sa të shohësh dinamizimin e fuqishëm të LDK-së, përmes pjesëmarrjes masovike, debateve e diskutimeve konstruktive të burrave dhe grave e rinisë për të ardhmen e tyre në Istog, dhe në mbarë Kosovën. Ndërsa kur kjo ndodh në vendlindjen e Presidentit historik, vizionarit të shtet-formimit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, atëherë ky privilegj kthehet në krenari dhe detyrim për të dhënë gjithë çfarë mundemi për LDK-në dhe për vendin.

LDK-ja vazhdon, të rinjtë vazhdojnë, Kosova dhe LDK-ja  nuk ndalen!