Besojeni ose jo: Për sigurinë e Trumpit, New Yorku shpenzon 1 milion dollarë në ditë

22.11.2016 11:14:04

Siguria e presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe e familjes së tij po i kushton New Yorkut më shumë se 1 milion dollarë në ditë, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij qyteti.

Madje këto shpenzime, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nuk pritet të zvogëlohen në masë të madhe, edhe pas shkuarjes së presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo për faktin se gruaja e tij, Melania dhe djali i tyre 10-vjeç Barron, pritet të qëndrojnë në shtëpinë e tyre “Trump Tower” në mes të Manhattanit, së paku deri në përfundim të vitit shkollor.

Dhe Donald Trump ka bërë me dije se do të kthehet aty shumë shpesh, sidomos kur ata janë aty.

“Imperativ këtu është siguria dhe mbrojtja. Ne i detyrohemi këtë të zgjedhurit president, familjes së tij dhe ekipit të tij”, ka thënë Guvernatori i Nju Jorkut, Bill de Blasio në një konferencë shtypi të premten.

Por ka shtuar se qyteti do të ketë nevojë për ndihmë rreth këtyre shpenzimeve.

“Kjo është një ndërmarrje shumë e rëndësishme. Kjo do të marrë burime të konsiderueshme. Ne do të fillojmë bisedat me qeverinë federale për rimbursim të Departamentit të Policisë së New Yorkut, për disa kostot e shkaktuara”.

Siç shkruajnë imediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia ka ngritur barrikada rreth “Trump Tower” dhe kanë marrë masa shtesë tek rrugët afër. Por kjo nuk është e tëra. Kur Trump lëviz nëpër qytet, policia duhet të mbyllë rrugët në përputhje me rrethanat.

Për shembull, “Lincoln Tunnel” u mbyll për trafikun, të premten pasdite, pikërisht gjatë orës së pikut, kur Trump udhëtoi për në New Jersey.