Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Nju Jork

05.04.2020 17:59:41

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo thotë se numri i përditshëm i vdekjeve dhe personave që kërkojnë trajtim spitalor për shkak të koronavirusit është “duke rënë për herë të parë”.

Por, në konferencën e tij për media, ai paralajmëron se është shumë herët të dimë se çfarë do të thotë kjo e dhënë.

Cuomo thotë se numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Nju Jork tani është 122.031, pas një rritje prej 8,327 rastesh.

Numri i rasteve të reja të vdekjeve është 594 duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 4,159 vdekje, thotë ai.

Ai paralajmëron gjithashtu se është shumë herët të dihet nëse kurba do të pasohet nga një rënie e shpejtë në raste ose një rënie e ngadaltë.