Bilanci i “Rrugores”, 4 shoferë të arrestuar dhe 11 patenta të hequra prej alkoolit

01.04.2018 10:18:02

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme nuk e kanë ndaluar Policinë Rrugore të Tiranës, që të vijojë kontrollin me Drager në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Si pasojë e këtyre kontrolleve, katër shoferë janë arrestuar ne flagrance ne pika te ndryshme kontrolli, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

“Tek “ish Stacioni i Trenit” shtetasi V. F drejtonte mjetin ne gjendje te dehur. Testi i pare 1.42 mg/l dhe testi i dyte 1.23 mg/l. Perballe Muzeut Kombetar shtetasi E. A drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 1.16 mg/l testi i pare dhe 1.24 mg/l testi i dyte. Nè Unaze te Re shtetasi A. M drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 1.17 mg/l testi i pare dhe 1.13 mg/l testi i dyre. Ne autostraden Tirane-Durres shtetasi D.M drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.79 mg/l testi i pare dhe 0.83 mg/l testi i dyte. Te katert drejtuesit e mjeteve jane arrestuar ne flagrance”, njofton policia.

Ndërkohë theksohet se janë hequr dhe 11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit ne masën që varionte nga 0.23 mg/l deri në 0.41 mg/l

Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdorim te mjeteve te transportit publik ne rastet kur drejtuesit e automjeteve konsumojnë alkool.

“Alkooli ne timon dhe lagështia ne rruge nga reshjet e shiut janë rrezik i madh për sigurinë e jetës ne rruge, errësojnë ngjyrat e fundjavës e te festes”, këshillon policia.