Blerim Reka: Integrimi Evropian për Kosovën, udhërrëfyes për një shtet të suksesshëm...

Blerim Reka: Integrimi Evropian për Kosovën, udhërrëfyes për një shtet të suksesshëm dhe funksional

06.03.2020 15:08:37
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ishte i pranishëm në sesionin analitik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth Metodologjisë së Re të Zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian.

Ky diskutim kishte për fokus temat se: Kosova 2020 – Si t’i qasemi dhe t’i kontribuojmë bashkërisht procesit të integrimit Evropian?Çka përmban metodologjia e re e zgjerimit? Çka ndryshon nga metodologjia aktuale? Cilat janë implikimet për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor?

Me këtë rast Ministri Reka bëri një përmbledhje të këndvështrimit të tij për ndryshimet e prezantuara në Metodologjinë e Re të Zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian, si është arritur deri të ky ndryshim i kërkuar, si ka përfunduar dhe se si duhet nënkuptuar i gjithë ky proces për Kosovën.