Bogdani-Ramës: Mashtrove popullin tënd, por Merkelin s’e gënjeve dot

07.12.2016 20:54:14

Deputeti demokrat, Gerti Bogdani përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po gënjen çdo ditë popullin lidhur me çështjen e Vettingut, për të cilin kryeministri fajëson PD. Por, sipas Bogdanit Rama nuk ka mundur  të gënjejë dot kancelaren Merkel dhe asnjë udhëheqës tjetër europian apo amerikan.

“Ti gënjen e ç’të gënjyer! Gënjeshtrat e tua kushtojnë qindra miliona euro çdo vit duke mashtruar dhe vjedhur popullin tënd. Të paktën Merkelin nuk e kishe gënjyer dot siç nuk gënjen dot më asnjë udhëheqës europian apo amerikan. Tani ka ardhur koha të merresh me kohë të plotë me ekspozitat dhe të provosh a hap dot ndonjë pa qenë kryeministër”, shkruan Bogdani.