Bombardimet vrasin 27 civilë në Aleppo

19.11.2016 17:40:12

Së paku 27 civilë janë vranë sot në sulmet ajrore dhe nga bombardimet e Ushtrisë siriane në Aleppo.

Siç njofton Observatori opozitar sirian për të Drejtat e Njeriut, në pjesën lindore të qytetit ka pasur bombardime të vazhdueshme në pesë ditët e fundit.

Sipas Observatorit, selia e të cilit është në Londër, gjatë pesë ditëve janë vrarë së paku 92 civilë, ndërsa një numër i madh i të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aleppo që nga viti 2012 është duke përjetuar luftime të vazhdueshme dhe është ndarë në dy pjesë: pjesën në lindje e kontrollon e opozita dhe pjesa perëndimore e qytetit është nën kontrollin e trupave qeveritare.

Luftëtarët e opozitarë në këtë qytet janë të rrethuar për katër muaj nga ushtria qeveritare, i cili ka çuar në mungesën e ushqimeve dhe nevojave të tjera jetësore për rebelet opozitar