Bosi i drogës ankohet për kushtet e vështira në burgun e New York-ut

03.02.2017 21:12:59

Bosi i drogës, meksikani Joaquin Guzman, i njohur si El Capo, është paraqitur sot në Gjykatën Federale në Brooklyn, ku u ankua për siç tha “kushte shumë të vështira në burgun e New York-ut”.

Avokatët Gusmanit kanë thënë se ai është në një njësi speciale e burgut dhe është i mbyllur 23 orë në ditë, raporton AP.

El Capo është arrestuar në Meksikë dhe është ekstraduar në Nju Jork për t’u gjykuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai ka ikur disa herë nga burgjet meksikane, pas arrestimeve të tij.