Branisllav Gjorgjeviq: Kosova nyja e goditur që duhet zgjidhur sa ma shpejt

Branisllav Gjorgjeviq: Kosova nyja e goditur që duhet zgjidhur sa ma shpejt

08.12.2017 10:58:17

Drejtori i Institutit për marrëdhënie politike e ekonomike ndërkombëtare, Branisllav Gjorgjeviq, deklaroi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një të ardhme të afërt,pavarësisht se a është ajo , siç e quajnë vendet perëndimore marrëveshje obligative për normnalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve fqinje.

Ndërsa lidhur me NATO-n, Gjorgjeviq deklaroi se politika neutrale në fushën ushtarake është e drejtë. Serbia duhet të bashkëpunojë me NATO-n, siç bashkëpunon me Rusinë, por jo të jetë anëtare e saj, njoftojnë mediet serbe.

Ndërkaq me Kosovën, Gjorgjevioq deklaroi se “Kosova është nyja e Gordiut, por që duhet zgjidhur”, transmeton RTK.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një të ardhme të afërt,pavarësisht se a është ajo , siç e quajnë vendet perëndimore marrëveshje obligative për normnalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve fqinje”, shtoi Gjiorgjeviq.

Tutje ai shtroi pyetjen nëse ky akt i nënshkrimit të jetë marrëveshje mes dy shteteve, pra karakter ndërshtetëror? Çfarë ne kemi dëshirë të jetë në atë dokument e çka dëshirojnë shqiptarët e Kosovës, pastaj çka Evropa, etj? Kjo, pra, është nyja e Gordiut.

Ndërkohë që në aspektin ekonomik, sipas Gjorgjeviqit, “Kosova është kështjellë prej rëre, derisa dikujt i duket monotoni të japë gjithnjë “injeksion ekonomik”.

Ndërkaq në anën tjetër pavarësia e Kosovës për shumicën e vendeve perëndimore është çështje e kryer, por që ende nuk është anëtare e OKB-së, ngase Rusia e pengon atë.