Britani/ Gjykata “e hekurt” para shqiptarit vrasës dhe mashtrues, e dënon me

15.04.2019 14:40:48

li Qazimaj, shqiptari i burgosur në Britaninë e Madhe për vrasjen e një çifti vendas, nuk ka mundur të apelojë kundër dënimit të tij dhe gjykata ka vendosur ta dënojë përfundimisht me 35 vite burg.

45-vjeçari nga Tilbury, Essex u shpall fajtor për vrasjen makabre të ndodhur në 2017. Gjykatësi që i dha dënimin, Jeremy Stuart–Smith, e përshkroi vrasjen si të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme dhe Qazimjan, si të pamëshirshëm.

Ali Qazimaj që shkoi në Britani si azilkërkues në vitin 1999, këmbënguli në gjyq se ai ishte viktimë e një identiteti të gabuar dhe pretendoi se nuk kishte vënë kurrë këmbë në Britani, para se ta ekstradonin nga Luksemburgu.

Ai pretendonte se ishte shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi. Në një seancë dëgjimore në Londër të enjten e kaluar, një gjykatës në Apel që i shqyrtoi dosjen, e hodhi poshtë kërkesën për leje për të apeluar.