Britania nuk mbështet referendumin kurd në Irak

16.09.2017 23:39:54
Motorcycle Details

Referendumi do të rrezikonte stabilitetin në rajon! Britania e Madhe nuk mbështet aspiratën e qeverisë rajonale kurde të Irakut për të mbajtur referendum mbi pavarësinë nga Bagdadi, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Britanisë.

Duke kërkuar bisedime të reja mes qeverisë qendrore të Bagdadit dhe qeverisë rajonale kurde, ministria përmes një deklarate tha se referendumi do të rrezikonte stabilitetin në rajon. “Britania nuk e mbështet aspiratën e qeverisë rajonale kurde për të mbajtur referendum më 25 shtator. Referendumi rrezikon të rezultojë me rritje të paqëndrueshmërisë në rajon, kur fokusi duhet të jetë në mposhtjen e ISIS”, thuhet në deklaratë.