Çfarë ndodhi mbrëmë në Beer Fest dhe si e shpjegojnë psikologët panikun! (Video)

30.07.2016 21:00:03

Derisa turma po kënaqej me muzikë e birra në Prishtinë, dikush gjuajti me armë në ajër.

Pas disa të shtënave, ata filluan të shpërndahen pa ditur ku po shkojnë e çfarë po ndodh.

Nga kjo ngjarje të lënduar kanë mbetur 42 persona.

Për të parë detajet e një natë më parë, në “Beer Fest”, ndiqeni kronikën e mëposhtme tëKlan Kosovës.

Ndryshe, psikologu Dashamir Bërxulli tregon se si ndikojnë këto ngjarje tek njerëzit si dhe për masat e sigurisë në këto organizime.

“Është panik dhe frikë për jetë. Ata ndihen të rrezikuar”, thotë ai. “Pastaj, secili mendon për vete. Kur pritet një rrezik i tillë individi përqendrohet vetëm te rreziku”.