Çka fshihet mbrapa deklaratave dhe provokimeve luftënxitëse të Serbisë?

15.01.2017 15:39:49

Nga Rexhep Kastrati

Presidenti i Serbisë, Nikoliq, pasi ishte daluar të mos futej në Kosovë, kishte thënë se Serbia nuk është e dobët, dhe këtë e di mirë Kosova. Tash pas ndalimit të trenit, ka thënë se do të jemi të gatshëm të çojmë ushtrinë në Kosovë, duke shprehur hapur synimet për një skenar ukrinas. Në këtë mënyrë, Serbia i ka çelur letrat dhe nuk po e fsheh më se mbrapa të gjitha angazhimeve kundërshtetërore në Kosovë ka qëndruar dhe qëndron Serbia. Është kështu për faktin se tri motivet kryesore të sektës okulte të Albinit dhe të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste i ka shprehur edhe vetë Serbia: 1. Edhe Serbia, sikurse sekta okulte e Albinit është kundër Asociaciacionit; 2. Edhe Serbia, sikurse sekta okulte e Albinit dhe në përgjithësi linja e Tiranës/Kretës dhe ajo ubdasho-jugosllavokomuniste do rrëzmin e Qeverisë së Kosovës; 3. Edhe Serbia, sikurse sekta okulte e Albinit dhe në përgjithësi linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste do luftë në Kosovë. Gjatë tërë zhvillimeve kundërshtetërore kam bërë të qartë se të gjitha këto po ndodhin pikërisht për arsyet që përmenda më lartë, duke realizuar skenarë serbo-rusë në Kosovë.

Tashmë është e qartë për të gjithë se Serbia nuk ka qenë dhe nuk është për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, pra edhe atë për Asociacionin, sepse ajo që do Serbia është o “Republika Srpska” në Kosovë, o aneksimin e veriut të Kosovës, dhe jo vetëm atë. Dhe për ta bërë këtë, e vetmja mënyrë është vetëm destabilizimi i Kosovës, deri në një konflikt brendashqiptar dhe ndëretnik. Dhe të gjitha angazhimet e sektës okulte të Albinit dhe në përgjithësi të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste kanë qenë dhe janë në këtë funksion, pra në funksion të destabilizimit të Kosovës dhe të një lufte brendashqiptare dhe të një konflikti ndëretnik. Pa destabilizim të Kosovë dhe pa luftë brendashqiptare dhe konflikt ndëretnik, Serbia nuk mund të realizojë asnjë pikë nga strategjia e saj për “Republika Srpska” apo ankesimin e veriut të Kosovës, sepse ushtarakisht nuk mund të futet në Kosovë pa një konflikt të tillë, sepse do të ballfaqohet me NATO-n, kurse në planin diplomatik, nuk mund të marrë më shumë sesa një Asociacion pa kompetenca ekzekutive.

Prandaj, Serbia gjithnjë ka qenë që të nxisë shqiptarët të mos pranojnë Asociacionin, në mënyrë që të bie si opcion; që të nxisë shqiptarët të kërkojnë ndryshime të kufijve në rajon; që të nxisë shqiptarët të fillojnë konflikt të aramatosur. Dhe të tria këto qëllime u mundua t’i realizonte nëpërmjet linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, e më konkretisht nëpërmjet sektës okulte të Albinit. Tashmë kur është e qartë se dështuan të gjitha anagzhimet e gjertanishme, edhe falë taktikës së kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Kosovës zgjat e mos këput, pra duke i shtyrë sa më shumë çështjet e tilla si Asocicacioni dhe duke mos rënë në grackat e provokimeve të tilla luftënxitëse, Serbia ka humbur durimin dhe ka dalë vetë në skenë.

Në anën tjetër, edhe mundësia e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, po ashtu, ka përpshpejtuar rritjen e temperaturës politike në Serbi, përkatësisht të ngutet që të destabilizojë rajonin  dhe të pengojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Në fakt, edhe lidhur me këtë çështje, Serbia u mundua që të nxisë një konflikt ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nëpërmjet sektës okulte të Albinit dhe në përgjithësi linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbashjo-jugosllavokomuniste nëpërmjet çështjes së Demarkacionit. Dhe kjo u shmang edhe për meritë të Qeverisë së Malit të Zi, e cila dëshmoi përkushtimin e saj ndaj orientimit të saj euro-atlantik dhe të fqinjësisë së mirë. Natyrisht, edhe kryeministri Mustafa dhe Qeveria e Kosovës, me taktikat e shtyrjes së kësaj çështjeje ka arritur të shmangë një situatë konflikti dhe destabilizimi rajonal.

Një çështje tjetër është çështja e Republika Srpska në Bosnjë, e cila tashmë po pretendon të shkëputet nga Bosnja dhe të dalë entitet i pavarur apo edhe të bashkohet me Serbinë. Siç kam thënë vazhdimisht, procesi i ndryshimit të kufijve në rajon, përkatësisht në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, është procesi që duhet të përmbyllë shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Ky proces kishte filluar me heqjen e autonomisë së Kosovës, që çoi në pavarësimin e Kroacisë dhe të Sllovenisë, por që si fazë u përmbyll me 17 shkurt 2008, kurse do të përmbyllet me ndryshimin e kufijve të këtyre shteteve, sidomos të Bosnjës, të Kosovës dhe të Maqedonisë. Mirëpo, Serbia e di se në rastin e parë kur ajo nisi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, pati humbje të mëdha, sidomos me Kosovën dhe me Kroacinë, por edhe me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, pasi që Kosova fitoi pavarësinë, Knini në Kroaci u shpërbe, Mali i Zi po shkon kah integtimet euro-atlantike, kurse Maqedonia po shkon drejt faktorizimit të shqiptarëve atje dhe të rolit përcaktues të tyre për këtë shtet.

Dhe si arsye e katërt është pikërisht edhe Maqedonia, pasi që ky shtet është në pozitë që o duhet të pranojë barazinë e shqiptarëve, o nuk do të mund të ndërtojë institucione shtetërore përderisa ka një platformë të përbashkët të shqiptarëve atje. Në fakt, sllavpmaqedonasit më parë do parapëlqenin ndarjen e Maqedonisë, sesa barazinë e shqiptarëve. Këtë e kanë thënë më shumë se një herë.

Për të gjitha këto, por edhe për arsye të natyrës gjeopolitike, pra të synimeve të saj dhe të Rusisë për të ruajtur supremacinë në vende të tilla si vendet e Lëvizjes së Painkuadrimit dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, Serbia dhe Rusia janë tepër të angazhuara që të destabilizojnë Kosovën dhe të nxisin një luftëbrenashqiptare dhe një konflikt ndëretnik, për të hapur rrugën e të gjithë skenarëve në nivel rajonal dhe më gjerë.

Prandaj, Kosova do të jetë tepër shumë e provokuar dhe e intriguar për të rënë në kurthin serbo-rus: destabilizimin e saj dhe të rajonit si hap i parë drejt një lufte të re rajonale, apo edhe të imponimit të pazareve të ndryshme në dëm të shqiptarëve.