Dalin pamjet e para, ja si u futën brenda në Rinas grabitësit (Foto)

10.04.2019 16:01:51

Janë bërë publike të tjera pamje nga super grabitja e ndodhur të martën në orën 15:00 në Rinas.

News24 ka bërë publike disa foto ku duket furgoni bashkë me autorët e grabitjes duke u futur në rrethimin e aeroportit.

Nga pamjet duket një nga grabitësit që thyen çelësin e derës së zjarrfikëses dhe më pas furgoni futet brenda në pistën e aeroportit.