Dehidrimi tek shtatzënat, bëni kujdes sepse e përkeqëson shëndetin pa …

30.05.2019 12:57:51

Për dallim prej më herët, gjatë shtatzënisë gratë janë më të dehidruara; zakonisht nuk është factor shqetësimi edhe pse duhet pasur kujdes me marrjen e rregullt të lëngjeve si uji e lëgje e fruta tjera.

Një prej shkaktarëve kryesorë të dehidrimit gjatë shtatzënisë janë të vjellat e mëngjesit sepse gjatë nxjerrjes së ushqimit, trupi humb edhe shumë ujë.

Po ashtu edhe djersitja tej mase dhe mosprija e rregullt e ujit ndikojnë menjëherë në ulje të masave ujore në trup.

Simptomat e dehidrimit thamë që nuk janë për tu shqetësuar, përpos në rastë të caktuara kur shtatzënave do ju duhet që patjetët të ndërmarin masa. Më poshtë “Mother.ly” ka renditur disa prej simptomave jo të rrezikshme dhe ato që paraqesin shqetësim real.

Mos u shqetësoni nëse keni:

– Gojë dhe fyt të thatë
– Lodhje
– Buzë të thata
– Lëkurë të thatë ose edhe elastike dhe të hollë
– Mungesë djerse në mot të nxehtë
– Nuk ndiheni të etur ani pse jeni të dehidruar
– Urinë të errët
– Urinoni rrallë
– Kapsllëk dhe hemorroide

Merrni masa nëse keni:

– Presion të ulët të gjakut
– Zbehje të fytyrës
– Marramdnje
– Ndjeni lëvizje të çuditshme të foshnjes në bark

Bëni kujdes sepse dehidrimi mund të shkaktojë lindje të parakohshme si dhe abort.

Bëjani vetes shprehi që të pini ujë deri sa kjo shprehi të mishërohet në përditshmërinë tuaj. Fundja, ndikon në shëndetin tuaj dhe të bëbit.