Deklaratë/ Isa Mustafa: Nuk jam as i kënaqur as i zhgënjyer me rrëzimin e qeverisë

25.03.2020 23:19:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se nuk është as i kënaqur as i zhgënjyer me rrëzimin e qeverisë Kurti.

Prap të diskutojmë me Vetëvendosjen më gjërë, ne duhet të jemi të hapur, sepse unë besoj se vendit i duhet një qeveri më e gjerë

“Ne nuk mund të them që jemi të kënaqur, por as të zhgënjyer, nuk kemi prit që të ndodh kjo, ne e kemi krijuar këtë qeveri, por për fat të keq, rrugës kemi konstatuar se kemi probleme në bashkëpunim”, tha Mustafa.

Ai ka theksuar që një nga problemet themelore ka qenë edhe rrëziku i partneritetit me aleatin kryesorë SHBA-në.

“Ka qenë problem themelor edhe çështja me aleatin tonë kryesorë SHBA-në. Janë edhe masat e SHBA-së që për herë të parë janë marr ndaj Kosovës”