Deputeti i LDK-së zhytet në ujë për t’i ndihmuar bashkëfshatarët e tij

21.05.2020 10:44:29

Një deputet i LDK-së, pas vërshimeve të shkaktuara nga shiu, u zhyt në ujë për t’i ndihmuar bashkëfshatarët e tij.

Në disa fotografi të cilët janë postuar në rrjete sociale, Ukaj shihet teksa ka hyrë në zonat e përmbytura nga uji në fshatin Piranë.

Sipas asaj që është shkruar, ai doli t’i takojë bashkëfshatarët e tij për t’i parë se në çfarë gjendje janë.