Dlegacion i vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë viziton Austrinë, Slloveninë dhe Kroacinë

06.09.2016 11:06:26

Një delegacion i Maqedonisë, i udhëhequr nga Shiret Elezi, ministre e vetëqeverisjes lokale, në përbërje të kryetarëve të komunave dhe udhëheqësve të qendrave për zhvillim në rajonin planor lindor dhe juglindor të vendit, do të qëndrojnë disa ditë në vizitë pune agjencive rajonale për zhvillim në Austri, Slloveni dhe Kroaci.

Gjatë qëndrimin në këto vende, delegacioni i Maqedonisë do të takohet me kryetarët e Gracit, Polanës së Madhe dhe Jastrebarskos.

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave në përgatitjen e projekteve zhvillimore inovative lokale dhe rajonale, të financuara nga fondet e BE-së, si edhe arritjen e formave të ndryshme të bashkëpunimit në më shumë nivele.