Milorad Dodik: Kosovës t’i rikthehet Rezoluta 1244

05.02.2017 18:17:55

Presidenti i Republikës “Srpska”, Milorad Dodik ka thënë se Kosova mbetet një problem serioz për Serbinë dhe duhet të kthehet në nivelin e OKB-së dhe në Rezolutën 1244.

Ai përkujtoi se Republika “Srpska” nuk ka dhënë pëlqim që Bosnje Hercegovina ta njoh Prishtinën.

“Pa marrë parasysh se kush e përkrahë, historia e Kosovës nuk ka mbaruar sepse nuk ka legjitimitet të plotë, nuk është anëtare e OKB-së. Si një serb unë dua ta riintegroj Kosovën në shtetin e Serbisë, kujtojë se Beogradi ka një rol dominues në zgjidhjen e statusit të saj”, ka thënë Dodik.

Sa i takon zgjedhjeve presidenciale në Serbi, Dodik ka thënë se koalicioni qeverisës ka fuqi të mjaftueshme për te siguruar fitoren e kandidatit të saj.