Shumë fansa e kritikuan se po postonte foto e video nga pushimet e saj, dhe nuk bënte asnjë dedikim për situatën e Shqipërisë pas tërmetit që mori jetën e 26 nëntorit.
Po mesa duket këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nuk ka humbur kohë. Ajo është fokusuar në krijimin e disa bluzave, të cilat do të shiten dhe të ardhurat do të shkojnë për familjet e prekura nga ky tërmet vdekjeprurës.
Bluzet janë gati dhe kushtojnë 45 dollarë. Në krye shkruhet “Dua Lipa” me ngjyra, kurse brenda tyre shkruhet “Pray for Albania”, në formën e një rrethi.
Gjithashtu këngëtarja me famë botërore tregon linkun ku mund të blihen dhe se dërgesat do të nisin në mesin e janarit. Porosite tani se është koleksion i limituar.