Dy gra me prejardhje algjeriane theren me thikë në afërsi të Kullës Ajfel, policia arreston sulmueset – publikohen pamjet e sulmit

21.10.2020 14:28:23

Dy gra myslimane janë lënduar rëndë në një sulm me motive racore në afërsi të Kullës së Ajfelit në Paris. Pas sulmit me thikë janë arrestuar dy gra dhe po akuzohen për tentim vrasje.

Viktimat janë identifikuar si franceze me prejardhje algjeriane, të cilat po shëtisnin me pesë persona tjerë të rritur dhe katër fëmijë, kur iu afruan dy qentë që ua kishin lëshuar pronaret – nga të cilat kërkuan t’i lidhin

Aty edhe filloi gjithçka – ato u sulmuan dhe u theren me thikë duke u shkaktuar plagë të rënda dy grave – e sulmueset madje janë dëgjuar duke bërtitur “arabë të ndyrë” kthehuni në vendin tuaj.

E policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy sulmueset, mbi të cilat tani rëndojnë akuzat për tentim vrasje. Një video amatore e filmuar me telefon të mençur tregon situatën kaotike të krijuar në momentet më kritike.