E kanë ditë të gjitha strukturat politike në pushtet, se formimi i Grupit Negociator në bisedimet me Serbinë , ka qenë anitkushtetues

28.06.2019 10:04:53

Nga Skënder Mulliqi

Pasha Zotin siq shprehemi shpesh gjatë bisedave, forte mirë e kanë ditë të gjitha strukturat politike në pushtet, se formimi i Grupit Negociator në bisedimet më Serbinë , ka qene anitkushtetues. Kete e vertetoi gjykata sot.Por, shtrohet se pari pyetja shume logjike , si e ndiejne veten anetaret e ketij grupi ne krye me sharlatanin Shpend Ahmeti? Unë do te thosha se për këta është krejt” Egal”, se nuk kanë pak dinjitet njerëzor, kur lejojne qe presidenti Thaqi te luan koqe me ta , ama bash si te don. Po te kishte pernjemend shtet te duhur ligjor, bashke me kete Klub te Hajgaregjinjeve do duhej te shkonte në pension edhe vet presidenti. Ketij grupi i ra mish në biber per ti shpenzuar 300 mije euro si në bashqe të babës duke bere sheti dhe dreka e darka, e haram ua baftë i madhi Zot, se para te popullit jane, si shume e shume tjera te cilave po ua hupin fijen, dhe askujt asgjë. Nashta ka shpetuar ndonje lek , por ska gjë nga ajo pune. Se kjo është Republika e Tyre , e sa për kollon kusur këta as derte se kan , siq nuk e kanë shumica prej tyre dert, as fatin e Kosovës e shqiptareve në Ballkan. Me e pase kasavet atë punë nuk i kishim punet aqik llugë karshi fqinjeve tanë për rreth. Duhet të ndodhe ndonje mrekulli qe kjo gjendje gadi kaotike politike të kalohet disi. Punët i kemi ba vet llugë , kur pak kush e ka pritur një zhvillim kaq negativ të ngjarjeve politike dhe ecurive ekonomike në trojet etnike e veçams në Kosovën e pas luftës. Zot, shpetoj shqiptaret nga shqiptaret siq e ka thënë Konica i madh. Për Serbinë dhe armiqet tjere edhe femijet e vegjel tashme kanë mesuar se ata janë pushtues të eger dhe popull faqezi…Por, çka të bëjmë ne ,me vetveten tonë se…?