Orizi i rrejshëm i punuar nga plastika, i dedikuar për konsum!

25.12.2016 23:18:53

Autoritetet në Lagos të Nigerisë i kanë ndaluar mbi dy ton oriz të rrejshëm, që ishte i punuar nga plastika.

Kontrabanduesit kanë tentuar të fusin drithërat sikur të ishin normalë, megjithëse mund t’i shkaktonin konsumatorit probleme të mëdha shëndetësore.

Megjithëse në pamje nuk dallon nga orizi i zakonshëm, gjatë zierjes lëshon aromë të rëndë dhe mund të bëhet i ngjitshëm.

Ky mashtrim, besohet se është bërë për shkak se më lehtë është të krijohet nga plastika, se sa të mbillet dhe kultivohet.

Nuk dihet se ku është prodhuar kjo masë, që ka ngjallur shumë shqetësim te banorët. Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, kanë shkruar se një oriz i tillë mund të jetë futur edhe më parë në vend dhe është përzier me origjinalin, për t’ia shtuar masën.

Sidoqoftë, në këtë vend ku orizi është ushqim kryesor, nuk është raportuar nga ndonjë helmim si pasojë e konsumit.