Edhe një “minoritar” tjetër kundër mergimtarëve !

21.04.2019 20:43:55

Nga Fatmir Bajraj

Diskriminimi pozitiv, i ka qu peshë, andaj n’a shesin mend për Atdheun tonë të përbashkët. Sikur ka marr hov, dro t’kthehet n’fushatë “lufta” verbale kundër mërgimtarëve “primitiv & analfabet” në Europë e gjithandej…! Rezulton t’jet e orkestruar nga kapësit e shtetit, meq këta të fundit janë argatë të kastës kriminale n’shtet-kapje, janë servil dhe puthadorë të kapo-bandave, “noti” i të cilëve lejohet vetëm n’ujërat e pista të pushtetit autokratik, i cili shtetin dhe atdheun tonë t’pëbashkët e trajtojnë si çiflig t’vetin dhe s’duan t’a ndajnë me tjerët, dhe as me Neve n’mergim, pra largë atdheut. Tanimë nuk durojnë e as dënjojnë t’dëgjojnë kerkesat tona legjitime, si pjesë e t’njëjtit atdhe, e lere më t’merren me vërejtjët dhe kritikat tona n’lidhje me përgjegjësitë që mbajnë për gjëndjën e mjerë n’atdhe…! Ky i fundit, Ismet Kryeziu nga Istituti Demokratik i Kosovës, citon shkrimtarin turk, fituesin e çmimit Nobel për letersi të viteit 1976, Orhan Pamuk : ” Unë nuk shkoj me jetu në Amerikë e me vajtu për Turqinë” Krahason Turqinë me Kosovën dhe mergatën shqiptare me atë të Turqisë, bsurd i llojit, sui-generis, “Na keni lodh ju që jetoni në Evropë e po vajtoni për Kosovën, hajdeni këtu veproni e mos denesni” shton tutje Ismet minoritari duke abuzuar me të drejtat e garantuara kushtetuese n’Republikën e Kosovës ! Mërreni me mënd : Vërejtjet dhe kritikat e bazuara t’qytetarëve të Kosovës, përkohësisht n’vende të huaja dhe largë atdheut për arsyet të cilat dihen e njihën, ky zotëri, i quan vajtim & denesje koti…! Na fton që t’kthehemi atje (N’kosovë) e t’veprojmë, me gjasë me bindjen se Neve që jemi largë atdheut, nuk mundemi edhe as s’dijmë t’i bëjmë punët e”shtetit”, siq i bëjnë shtet-kapësit dhe puthadorët e tyre servil…! Janë t’bindur, Syla, Kryeziu & Co, se n’pjesën shqiptare jashtë atdheut, s’ka të aftë e as të zotët që i’a dalin mbanë në kryerjën e punëve të nderlikuara e komplekse që bëjnë telallët dhe servilet e pushtetit mafio-kriminal n’Kosovë ! Përkujtoj Sylën, Kryeziun & Co ! Neve qytetarët shqiptarë të Kosovës, në Europë, Amerikë e deri n’Zelandën e largët, jemi Kosovë, Shqipëri & Shqiptari… T’gatshëm që t’bëjmë e t’japim gjithëmonë për atdhe, sikur deri me tani, andaj ndaluni së denigruari këtë pjesë vitale të atdheut ! Një thot, shkoni e mos u kthefshi, tjetri këcnon që t’mos lejohemi t’kthehemi, e Ti, z.Kryeziu, na fton të kthehemi e t’mos vajtojmë deri n’denesje….! Mjaft është mjaftë, zotërinjë të “nderuar”, Syla, Kryeziu & Co