Edhe Peja preket nga koronavirusi, shënohet rasti i parë në fshatin Llugagji

26.03.2020 18:12:33

Përgjatë ditës së sotme janë shfaqur tetë raste të reja me koronavirusin e ri në Kosovë.

Rasti i parë është shfaqur në Pejë, gjegjësisht në fshatin Llugagji, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, të infektuarit e tjerë vijnë nga rajonet kështu si vijojnë: 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Aktualisht, numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 79.