Eh! Kësaj radhe Qosja, e huqi

18.02.2020 21:41:24

Nga: Fadil Maloku

1. Sulmet e Qosjes, ndaj lirisë së mendimit e dosido edhe si mjet mobilizimi e posaqërisht disciplinimi të pushtetit oligarkik të Edi Rames, nuk mendoj se kanë tē bëjnë fare me dashurinë ndaj Shqipërisë, por, me urrejtjen tonë paologjike ndaj; pushtetit të kriminilazuar dhe tē korruptuar deri në palcë, tē Edi Rames!

2. Qosja para se me e “denoncu”publikisht sulmin e tij ndaj Gazetes ekspress, është dasht ta denoncoj paraprakisht publikisht keqpërdorimin e pushtetit të mafiozit Edi Rama. I cili i “dalldisur” me riciklimin e pushtetit të bazuar nē narkotrafikim, dhe sidomos në manipulim tē skajshēm mediatik tē pothuajse pjesës dërmuese të medieve sociale në Shqipëri, po bënë “kërdi” si në planin e brendshëm (instaloj de facto dhe de jure njëmendësinë partiake), ashtu edhe ate të jashtëm (duke koketuar në vazhdimësi me “vllaun” e tij; ideologjik, fetar, e politik, Presidentin Aleksandër Vuçiq, dhe Presidentin tonë lakmitar e të kushtēzuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaci) social.

3. Thjesht Rexhep Qosja, kësaj radhe e huqi me diagnostifikim. Sepse, nuk u “sulmua” , e as nuk u denigrua Shqipëria, siq ai pretendoj nē denigrimin e Gazetes Ekspress, por u kontestua dhe duhet tē vazhdoj të kontestohet pushteti i kriminalizuar, i korruptuar dhe tejet mashtrues, nē Shqipēri! Duke e sulmuar pushtetin aktual të njëmendësisë së Edi Rames, ne faktikisht e mbrojmë me shumē patriotizëm domethënës, vetë shtetin shqipta. Qosja, mund ta ketë qëllimin e mirë, por, në arsyetimin e qëndrimit të tij mungon pikërisht argumentimi i mjaftueshëm social, bashkë me “veshjen” kontekstuale të avokimit.