Elegji për njerëzit e lidhur me rrip sanitar

01.08.2020 10:40:10
Nga Prend BUZHALA
(Kryeradhë vargjesh në kohë pandemie)
Ju dënojmë kur jeni gjallë:
keni të drejtë të jetoni jashtë këlsaj bote,
të mos e keni të drejtën të jeni qenie njerëzore,
e ju lidhim me rripa sanitarë
si të ishit kriminelët më të mëdhenj,
asnjë shpresë në këmbë të mos ngrihet:
s’ka asnjë ilaç për ju,
botën e shpallim të vdekur.
Ju dënojmë edhe për së vdekuri:
të mos ua dimë emrat,
sikur kurrë nuk keni ekzistuar,
sikur kurrë s’keni bërë hije mbi dhé,
sikur kurrë frymë s’keni marrë,
sikur jeni pa familje, pa atdhe,
sikur jetoni në një tjetër përmasë bote,
ku bisedat e qeshjet bëhen me vdekjen.
Qenka thënë Ferrin ta bartni si fat mbi shpinë
o po, jepni fund, shpërblejeni këtë mund
këtij ferri të vetvetes, kësaj skëterre të jetës,
së paku për të dhuruar shpresë dhe besë;
së paku të na e mësoni
leksionin e vdekjes me një buzëqeshje,
së paku përplasjani një tallje botës në sy,
posa dielli të dalë,
së paku për të fundit herë
sytë t’i mbyllni me buzët në gaz.
(1 gusht 2020