Emisioni “Zyra e Ankesave”, nderohet me çmimin për qeverisje lokale

21.12.2017 21:24:50

Instituti për Qeverisje Lokale (KLGI), sot e ka ndarë çmim për emisionin Zyra e Ankesave, e cilat shfaqet në RTV Dukagjini, me autor Arben Ahmetin.

Ahmeti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se sot është nderuar me çmimin për qeverisje lokale, çmim që instituti KLGI sipas tij, e ndan për njerëzit që japin kontribut te veçantë në qeverisje, në këtë rast lokale.

Ai ka thënë se falënderim i pafund për jurinë, ambasadorët, kryetarët e komunave që e kanë bërë të mundur këtë dhe falënderim i veçante për te gjithë pjesëmarrësit në ceremoni.

“Falënderim secilit qytetar qe ka raportuar tek zyra gjatë gjithë këtij viti. Ky është zani i qytetarit. Falënderim i veçantë stafit të mrekullueshëm te Dukagjinit dhe Zyrës së Ankesave”, ka shkruar Ahmeti.