Emri i ri që Trump ia ka vënë Kim Jong-ut

17.09.2017 19:43:45

Trump ka një pseudonim të ri për Kim Jong-un

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, si ‘Rocket Man”(njeriu- raketë).

Deklaratat e Trump u bënë të dielën në një postim në Twitter pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke zgjuar një valë reagimesh në internet.

“E pyeta se çfarë po bën ‘Rocket Man’. Linjat e gjata të gazit që formohen në Korenë e Veriut. Shumë keq!”, shkroi Trump duke iu referuar bisedës me Jae rreth veprimeve të Kim Jong Un.