Erdogan hap “Varrezat e tradhëtarëve” për puçistët

28.07.2016 19:01:21

Turqia ka hapur varrezat për puçistët që ndëruan jetë gjatë përpjekjeve për grusht shteti në 15 Korrik.

Në zonën ku është hapur varreza, në Stambill, shkruhet “Varrezat e tradhëtarëve”.

Nga trazirat mbetën të vdekur 290 persona por autoritetet zyrtare thanë se “tradhtarët nuk meritojnë të varrosen në mënyrën e duhur”.

Kryetari i Stambollit, Kadir Topbas, kishte thënë më parë për agjencinë e lajmeve Dogan, se “autoritetet do ta rezervonin një vend dhe do ta quanin varrezat e tradhtarëve”.