Fadil Kajtazi komenton defektet e aeroplanbartëses ruse “Admiral Kuznjecov” pas rënies së aeroplanit rus në det

05.12.2016 12:51:34

Rreth debateve për rrezikun e shpërthimit të një lufte ndërmjet forcae të NATO-s dhe Rusisë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, mendon se epilogu i një lufte të tillë nuk është lehtë i parashikueshëm. Kurse lidhur me gatishmërinë e forcave ruse për një luftë të tillë, z.Kajtazi e ka ilustruar me vështirësitë në aterim, dhe rënie në ujë të hapur të aeroplanit “Shukoj-33”, për shkak të vështirësive të frenimit dhe ndalimit në aeroplanpbartësen “Admiral Kuznjecov” në Detin Mesdhe.

“Gjithnjë e më tepër po flitet për një luftë të përmasave botërore në mes të NATOS dhe Rusisë. Se cili do të ishte epilogu i kësaj lufte nuk është e lehët për tu analizuar.
Mbrëmë në aeroplan Shukhoj-33 nuk arriti të ateroj në aeroplan bartësen “Admiral Kuznjecov” e cila është e vetme në përdorim operativ të flotës ruse dhe aktualisht ndodhët në Detin Mesdhe. Për shkak defekteve të sistemeve të frenimit të që posedon pista e aeroplan bartëses, ky është aeroplani i dytë që bije në det. Më herët të njëjtin fat e pësoj në MiG-29.
Duke e ditur numrin e vogël të fluturimeve që ruset i kryej nga platforma e kësaj aeroplanmbajtëse dhe defektet e shumta, atëherë lehët mundë të konstatohet gjendja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë ruse dhe kapacitetet teknologjike që posedon kjo ushtri.” – thuhet në komentin e Fadil Kajtazit

aeroklanbratesjakuznjecov